Ka vdekur Anton Berisha, ish-ambasadori i parë i Kosovës në Slloveni, njëherit edhe ish-bashkëpuntor i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ish-shef i ART, si dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Genci, përmes një postimi të bërë në Facebook, duke njoftiar se vdekja erdhi shkak i një sëmundje të shkurtër.
“Të dashur familjarë dhe miq, Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona”, shkruan ai në Facebok.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 3 janar, në varrezat katolike në Pejë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.