×
  • Lajme
  • Botë

    Raportohet se Assad është helmuar

    Reporteri
    02 Janar 2025 | 15:47

    Diktatori sirian Bashar al-Assad thuhet se i ka mbijetuar një tentative helmimi në Moskë, ku ka qenë nën mbrojtjen e Vladimir Putin që nga 8 dhjetori 2024, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas llogarisë online në Telegram General SVR, që dyshohet se menaxhohet nga një ish-spiun rus, Assad, 59 vjeç, u sëmur rëndë të dielën, duke përjetuar kollë të rëndë.

    Testet thuhet se konfirmuan praninë e helmit në sistemin e tij.

    Ai mori tretman mjekësor në banesën e tij dhe gjendja e tij u stabilizua të hënën. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet ruse në lidhje me incidentin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!