×
  • Lajme
  • Shqipëria / Vendimi

    Shqipëri: Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë elektrike

    Reporteri
    06 Janar 2025 | 16:57

    Familjet që do të konsumojnë më pak se 800 kilovat-orë energji elektrike në muaj, nga shkurti do të paguajnë më pak para’. Dy muaj pasi u paralajmërua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, propozimi i qeverisë për të ulur çmimin e energjisë për abonentët familjarë është marrë në shqyrtim nga Enti Rregullator i Energjisë.

    Vendimi që pritet të hyjë në fuqi nga 1 shkurti pritet të merret në mbledhjen e së martës së Bordit të entit Rregullator të Energjisë. Aktualisht çmimi i energjisë për abonentët familjarë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë.

    Ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës./tiranapost/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!