×
  • Sport
  • Sport

    Lukaku tregon arsyen që e ka lidhur kaq shumë me Conten

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 23:43

    Romelu Lukaku shënoi në fitoren e Interit në derbin kundër Milanit dhe sërish e lavdëroi trajnerin e tij, Antonio Conte, duke thënë se ai gjithmonë i ndihmon dhe se e motivon për t’u bërë edhe më i mirë.


    Goditja e devijuar e Marcelo Brozovicit e zhbllokoi rezultatin në Derby della Madonnina dhe pastaj Romelu Lukaku e dyfishoi epërsinë e zikaltërve duke e shënuar golin e tij të tretë në katër ndeshje të Serisë A.

    “Lidhja ime me Contes është shumë e fuqishme, ai është një trajner që më ndihmon me të vërtetë. Në moshën 26-vjeçare, unë e dua një trajner si ai, i cili më ndihmon çdo ditë dhe më motivon”, ka thënë Lukaku, pas ndeshjes.

    “Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që po punoj me të”.

    Paraqitja e Interit sonte ishte më mbresëlënëse sesa ajo e mesjavës, kur italianët barazuan 1:1 me Slavia Praguen në kuadër të Ligës së Kampionëve. Deri më tani, Interi e ka një rekord të përsosur në sezonin e ri të Serisë A.

    “Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, por ne e kemi edhe një tjetër shumë të vështirë tani, kundër Lazios. Ne jemi shumë të kënaqur me tre pikët”, shtoi sulmuesi belg.

    “Ndeshja kundër Slavia Pragues ishte e vështirë, por ne u përgatitëm mirë për sonte dhe e bëmë një paraqitje të mirë. Nuk dua të flas për titullin tani, e marrin çdo ndeshje një nga një”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!