×
  • Sport
  • Sport

    Barça thyen rekord negativ, nuk e kishte arritur qe 25 vite

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 8:33

    Skuadra e Barcelonës ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të dobët në 25 vitet e fundit.


    Trajneri i Barcës, Ernesto Valverde është nën presion të madh, pas një tjetër rezultati negativ i cili solli humbjen e dytë në pesë ndeshje.

    Barcelona u mposht në udhëtim, me rezultatin 2:0, nga skuadra e promovuar në La Liga, Granada, për të regjistruar kështu startin më të dobët në vitet e fundit.

    Katalanët kanë marrë vetëm një pikë në tri ndeshjet e luajtura si mysafire këtë sezon, kurse në total ata kanë dështuar të fitojnë në shtatë ndeshjet e fundit në udhëtim, në të gjitha kompeticionet.

    Sa i përket La Liga, Barca numëron shtatë pikë në pesë ndeshjet e para, duke regjistruar startin më të dobët që nga viti 1994/95, kur po ashtu numëronin shtatë pikë.

    Me nëntë gola të pësuar, Barca e Valverde ka barazuar mbrojtjen më të dobët në fillimin e La Liga, që nga viti 1996/7.

    Situata në kampin Blaugrana është shqetësuese, kurse presioni tek trajneri Valverde po rritet. Kujtojmë se pakënaqësitë me të kishin filluar qysh nga humbja 4:0 në ‘Anfield’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!