×
  • Sport
  • Sport

    Dje i dha fitoren Fenerbahçes, sot Muriqi paralajmëron Gallatasarayn – ia futë frikën në palcë

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 12:29

    Vedat Muriqi nuk e ka ndërmend të ndalet. Ai po kalon në formën më të mirë prej se ka filluar karrierën e tij prej futbollisti.


    Ish-sulmuesi i Lirisë së Prizrenit që siguroi transferimin tek gjiganti turk Fenerbahçe këtë verë, ia siguroi tre piket ekipit të tij mbrëmjen e kaluar, shkruan Reporteri.net

    Por, ai nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Gjiganti i Përfaqësueses së Kosovës ka thënë se golat nuk kanë shumë rëndësi për të, por shpreson se do të shënojë edhe kundër Gallatas.

    “Nuk është me rëndësi nëse shënoj gol apo asistoj. Me rëndësi është që të kemi sukses si ekip. Jam i lumtur për golin e realizuar. Kemi marrë tre pikë të mëdha para derbit me Galatasaray”, tha Muriqi që tregoi se dëshiron të realizoj gol edhe në derbin ndaj Galatasarayt.

    Ndryshe, Muriqi është në vendin e dytë në listën e golashënuesve të kampionatit turk./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!