×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Haradinaj në hapjen e fushatës zgjedhore: Për Kosovën fituese, ja sot ja kurrë – duhet me heqë mashtruesin Kurti

    Reporteri
    12 Janar 2025 | 14:58

    Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj në hapjen e fushatës zgjedhore për zgjedhejt e shkurtit tha se “në kohëra të vështira janë krijuar njerëz të zot, e ata një pjesë janë në tokë, të gjallë, e një pjesë në qiell, e ja kanë sjell lirinë këtij vendi”, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai tha se ka edhe njerëz të ligë, e këtu përmendi Albin Kurtin, duke thënë se “i sjellin kohë të keqe vendit”.

    “Kur vjen koha e mirë, krijohen, dalin edhe njerëz të lig. Albin Kurti është njeri i ligë, e kur vijnë njerëzit e ligë si Albn Kurti e bijnë kohën e keqe prap. Prandaj, sot nevojiten njerëzit e zot”, tha Haradinaj.

    Ai madje u drejtua nga kandidatët për deputet të kësaj partie, duke thënë se “këta janë njerëz të zot, e suksesi është i garantuar kur i ke ata”.

    “Për Kosovën fituese, ja sot ja kurrë. Sot po 137 me 9 shkurt”, tha kreu i AAK-së.

    “Për me fitu Kosova duhet me heq mashtruesin. E pse dojmë me e heqë? Duhet me e heqë. sepse duam siguri të plotë dhe të përjetshme. Duam anëtarësim në NATO dhe në planin aksional. Duam miqësi me Amerikën, prandaj duam me heq mashtruesin. Duam poashtu me rrit mbrojtjen, investimet në mbrojtje, dhe me siguri përjetësisht Kosovën, s’duam me bë lojna me sigurinë.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së tha se Kurti duhet të largohet, pasi Kosova s’do të blejë energji nga armiqtë e vendit, e t’i shitet dyfish pastaj qytetarëve.

    “Duam me heqë mashtruesin se duam siguri energjetike dhe prej këtu i drejtohem: Shko, shko mashtures, sepse nuk duam me ble energji te dostat e tij, te armiqtë tonë e me ja shitë qytetarëve dyfish më shtrenjtë”, tha Haradinaj në hapjen e fushatës zgjedhore.

    “Shko Albin, shko Nagip, shko Dejonë, shko, se nuk duam me na vjedhë”, shtoi kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!