Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), u zotua për reforma ambicioze ekonomike gjatë prezantimit të programit politik në tubimin hapës të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai në fjalimin e tij para mijëra mbështetësve të partisë, Abdixhiku premtoi një buxhet prej 5 miliardë eurosh dhe investime në vlerë po aq të madhe.
Ai shtoi se synimi i LDK-së është të sigurojë një rritje ekonomike prej 5% brenda mandatit të parë, një objektiv që ai e cilësoi si të “drejtë, të mundshëm dhe guximtar.”
“Në programin tonë politik kemi 5 miliardë euro buxhet, 5 miliardë euro investime, 5% rritje ekonomike”, tha Abdixhiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.