Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Edon Cana nw dy vjetorin e vdekjes ka kujtuar Sabahajdin Cenën.
Ai ka vlerësuar se Cena ishte luftëtar për lirinë dhe një intelektual i palodhur që me përkushtim shërbeu për atdheun dhe dijen
“Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të pushkës dhe penës, profesorit të nderuar Sabahjdin Cena, kujtojmë me respekt dhe krenari veprën e tij të jashtëzakonshme. Një luftëtar për lirinë dhe një intelektual i palodhur që me përkushtim shërbeu për atdheun dhe dijen. Trashëgimia e tij mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, ka shkruar Cana.