×
  • Sport
  • Sport

    Xavi: Nuk e kam problem të jem trajner i Barçës

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 16:13

    Xavi ka thënë se nuk do ta kishte problem nëse do ta merrte drejtimin e skuadrës së Barcelonës


    Barcelona nuk e ka nisur mirë sezonin në La Liga dhe pas humbjes së djeshme 2-0 nga Granada po flitet për një shkarkim të mundshëm të Ernesto Valverdes, shkruan Reporteri.net

    Legjenda e katalunasve, Xavi që aktualisht është trajner i Al-Sadd beson se do të mund ta drejtonte me sukses skuadrën e Barcelonës.

    “Nuk e di nëse (Al-Sadd) do të jetë urë lidhëse për mua në Barçë. Gjëja e vetme që më shqetëson tani është të bëj mirë këtu, të fitoj tituj dhe të bëj gabime në disa aspekte në mënyrë që të mësoj për të ardhmen,” ka thënë Xavi.

    “Nuk do të ishte problem të jem (trajner i ish-bashkëlojtarëve). E di si është Leo, Luis (Suarez), Busquets, Jordi (Alba), (Gerard) Pique apo Sergi (Roberto).

    “E di sesi stërviten ata, i di kapacitetet e tyre për lidership. E dalloj kur janë të trishtuar apo zemëruar,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!