Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video nga konferenca e sotme me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, ku prezantuan planin e investimeve në Prishtinë në vlerë prej 1.5 miliard euro.
Abdixhiku ka thënë se këto projekte do të ndikojnë jetën e secilit në Prishtinë, teksa ka përmendur Unazën e Kryeqytetit, Spitalin, Qendrën e Sporteve, Parkun Teknologjik, Mësimin Tërëditor, Komplekset Kulturore dhe Ngrohjen Qendrore.
“1.5 miliard për Kryeqytetin! Projekte që ndikojnë jetën e secilit në Prishtinë! Për këto flasim sot; asgjë tjetër! Unaza, Spitali, Qendra e Sporteve, Parku Teknologjik, Mësimi Tërëditor, Komplekset Kulturore e Ngrohja Qendrore! #LDK124”, ka shkruar Abdixhiku.