×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / 1.5 miliard

    Rafuna e LDK-së: Kryeqyteti dhe projektet për të, do të jenë fokusi im primar si deputete

    Reporteri
    14 Janar 2025 | 19:41

    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jeta Rafuna, ka shkruar për planin për zhvillimin e kryeqytetit që u prezantua sot nga kandidati i LDK’së për kryeministër Lumir Abdixhiku dhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

    Ajo ka bërë një përmbledhje të projekteve të prezantuara, Unazën e Kryeqytetit, Spitalin, Qendrën e Sporteve, Parkun Teknologjik, Mësimin Tërëditor, Komplekset Kulturore dhe Ngrohjen Qendrore, teksa ka thënë se kryeqyteti dhe projektet për të do të jenë fokusi primar i saj si deputete.

    “Këto ishin vetëm disa nga projektet të cilat Kryeministri në ardhje, Lumir Abdixhiku dhe Kryetari i Kryeqytetit Perparim Rama prezantuan për Prishtinën, në qeverisjen e udhëhequr nga LDK. Kryeqyteti dhe projektet për të, do të jetë fokusi im primar si deputete, andaj jemi bashkë për një kryeqytet që nuk bllokohet më! ✅
    Ky do të jetë vit i fitoreve për Kryeqytetin dhe LDK-në”, ka shkruar Rafuna.

    Rafuna garon në listën e LDK’së me numër 45.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!