×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Bedri Hamza luan shah me një pensioner: 70% do të rriten pensionet bazike

    Reporteri
    15 Janar 2025 | 12:56

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka luajtur sot shah me një pensioner. Hamza ka premtuar se në qeverisjen e tij, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro. Ai ka thënë se pensionin bazik do ta rris për 70% dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të punës.

    “Një lojë e mrekullueshme shahu me pensionistin Sylejman Hajdini. Në qeverisjen time, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro. Pensionin bazik do ta rris për 70% dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të punës.

    Respekti dhe vlerësimi i shtetit për të moshuarit që i kanë përcjellë vlerat më të mira te gjeneratat e reja është obligim dhe do të jetë i garantuar.

    #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!