Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Edon Cana gjatë një tubimi me qytetarët e Dragobilit të Malishevës ka thënë se Kosova aktualisht në kolaps ekonomik dhe e izoluar ndërkombëtarisht.

“Kosova sot është në një kolaps ekonomik, izolim ndërkombëtare, e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një kryeministër që nuk e ka shkelur as pragun e shtëpisë së Bardhë. Dera në Washington për Kosovën ka qenë e hapur edhe para luftës.”, ka thënë Cana, i cili në listën e PDK-së ka numrin 44.