×
  • Lajme
  • Botë

    Sulmet izraelite vrasin më shumë se 20 njerëz në Gaza para hyrjes në fuqi të armëpushimit

    Reporteri
    16 Janar 2025 | 9:10

    Sulmet ajrore izraelite vranë më shumë se 20 njerëz në Gaza mbrëmë pas shpalljes së një marrëveshjeje armëpushimi, sipas agjencisë së Mbrojtjes Civile të drejtuar nga Hamasi.

    Viktimat përfshinin 12 persona që jetonin në një bllok banimi në lagjen Sheikh Radwan të qytetit të Gazës, raporton BBC.

    Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite.

    Ndërsa marrëveshja e armëpushimit është shpallur, ajo ende duhet të miratohet nga kabineti i Izraelit dhe nëse miratohet nuk do të hyjë në fuqi deri të dielën.

    Izraeli ka nisur më parë sulme ajrore në prag të hyrjes në fuqi të marrëveshjeve të armëpushimit, duke përfshirë kohët e fundit në Liban, ku një raund bombardimesh të rënda goditi kryeqytetin Bejrut vetëm disa orë përpara armëpushimit atje në nëntor.

    Sipas fazës së parë të planifikuar të kësaj marrëveshjeje të armëpushimit me Hamasin, 33 pengje do të liroheshin nga Gaza në këmbim të dhjetëra të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite./Reporteri.net/

    Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!