Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarë në Istog.
Hamza ka premtuar para qytetarëve në Istog se do të jetë përkrah çdo qytetari anekënd vendit.
“Për studente dhe studentë, që është investimi më i duhur, 25 milionë euro për bursa çdo vit, për shkollim brenda dhe jashtë Kosovës. Për çiftet e reja, ne premtojmë dhe i qëndrojmë prapa, 100 euro për të gjitha ato çifte, të cilat nuk kanë mundësi t’i çojnë fëmijët e tyre në çerdhet publike. Do të subvencionohen në baza mujore ata që i çojnë fëmijët në çerdhe private. Kjo me qëllim që të ndihmohen nënat e reja, që të kenë mundësi të shkojnë në punë dhe të mos shqetësohen për fëmijët e tyre dhe fëmijët e tyre të kenë përkujdesjen e nevojshme”, ka thënë Hamza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.