×
  • Lajme
  • Botë / E fundit

    Trump merr vendimin e parë si President: Deklaroj emergjencën kombëtare në kufijtë jugor të ShBA’së

    Reporteri
    20 Janar 2025 | 18:30

    Në fjalimin e parë pasi u betua si Presidenti i 47’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar emergjencë kombëtare në kufirin me Meksikën, shkruan Reporteri.net.

    Trump ka deklaruar se çdo hyrje e paligjshme do të “ndalet menjëherë”, duke shtuar se qeveria do të fillojë procesin e kthimit të miliona “të huajve kriminalë” në vendet nga kanë ardhur.

    Pas fjalimit, Trump pritet të nënshkruajë urdhër ekzekutiv për fillimin e një procesi për t’i dhënë fund shtetësisë së të drejtës së lindjes dhe shpalljen emergjencëns kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë.

    Trump e kritikoi administratën e paraardhësit të tij, Joe Biden, për trajtimin e krizës së imigrantëve, duke thënë se ajo u ka siguruar “strehë dhe mbrojtje kriminelëve të rrezikshëm” që “kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë”.

    Qeveria ka dhënë “fonde të pakufishme për mbrojtjen e kufijve të huaj”, por ka refuzuar t’i mbrojë kufijtë amerikanë, tha Trump.

    Ai shtoi se Amerika, së shpejti, do të jetë “më madhështore, më e fortë dhe më e jashtëzakonshme”.

    “Rrezet e diellit po shtrihen në të gjithë botën dhe Amerika e ka rastin ta shfrytëzojë këtë mundësi si kurrë më parë”, tha Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!