×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Fushata

    Abdixhiku takohet me ambasadorin britanik: U zotova që pas 9 shkurtit, me LDK në Qeveri Kosova do të rikuperojë pozicionin ndërkombëtar

    Reporteri
    22 Janar 2025 | 14:04

    Kandidati i LDK’së për kryeministër, njëherit kryetar i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

    Abdixhiku ka thënë se e ka njoftuar ambasadorin për “momentumin e mirë të fushatës sonë; për rrjedhën e tubimeve impresive si dhe për pritjet tona për ndryshim! E njoftova dhe për projektet e mëdha kapitale, që do t’i realizojmë”, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se është zotuar që me LDK’në si udhëheqëse të Qeverisë, Kosova do ta rikuperojë pozicionin e saj ndërkombëtarë dhe do të avancojë interesat strategjike.

    “Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Republikës sonë; dhe për gjithë kontributin e dhënë në çdo etapë, falenderova ambasadorin sot!”, ka shkruar Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!