Pas Ambasadorit britanik, kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-ve, dhe njëkohësisht zëvendës ambasadorën, Anu Prattipati.
Abdixhiku ka thënë se asaj i ka përcjellë zotimin se pas 9 shkurtit, “Qeveria e Re e Kosovës, e udhëhequr nga LDK”, do t’i rikuperojë në plotni relacionet me SHBA-të dhe administratën amerikane, shkruan Reporteri.net.
“Kosova e pavarur e sovrane, e anëtarësuar në BE e në NATO, e me miqësi të përhershme me SHBA-të, ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot, do të jetë misioni ynë nesër.
Siguria, energjetika, ekonomia e teknologjia e Kosovës do të mbështeten eksluzivisht në partneritetin e ngushtë që populli i Kosovës, LDK e Republika e Kosovës do të kenë me SHBA-të!”, ka shkruar Abdixhiku.