Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, shpalosi vizionin e tij për një të ardhme me projekte qindra-milionëshe sot në Palestra e Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë.
“Rikthimi i madh, fryma e jashtëzakonshme, emocioni e entuziazmi janë çfarë po karakterizon fushatën tonë!” – tha Abdixhiku duke theksuar angazhimin e tij për projekte madhore që do të transformojnë Gjakovën dhe të gjithë vendin.
Para mijëra mbështetësve, Abdixhiku u zotua për realizimin e një sërë projektesh:
“Gjakovës i’a zotova përfundimin e magjistrales nga Klina; stadiumin e futbollit e prioritet për rininë në Programin Kombëtar për Teknologji Informative! Si vend prijetar i proceseve të kohës, jam i bindur se rinia e Gjakovës do t’i prijë transformimit të madh teknologjik të Kosovës. E ardhmja është digjitale! Faleminderit Gjakovë që ju bashkuat ndryshimit! 🔴⚫ Tubimet e mëdha vazhdojnë! Deri në fitore! Të lumtë Shefqet! Vërtetë të lumtë! Kandidatëve nga Gjakova, Shefqetit, Zefit, Sevdijes, Valonit e Muharremit, plot suksese!”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.