×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / VIDEO

    Fyerjet e Kurtit ndaj LDK-së, Hoti: S’duhet ta shohim njëri-tjetrin si armiq, por veç si konkurrent

    Reporteri
    22 Janar 2025 | 21:18
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tash kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e ka komentuar gjuhën fyese të kryeministri Albin Kurti ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Ai ka thënë se një politikan i përgjegjshëm nuk përçmon kundërshtarët politik.

    Në një intervistë për gazetën online Reporteri. net ka thënë se nëse një politikan ka vlera nuk i përçmon të tjerët.

    “Absolutisht jo. Nuk duhet të devijojmë në atë lloj gjuhe. Është e vërtetë se në fushata zgjedhore ekzagjerohet pak, hiperbolizohen gjërat, politikanët i ekzagjerojnë në deklarimet e tyre. Ka raste kur edhe mund të ketë shkarje të caktuara në fjalorin që përdoret në fushata, por një politikan i përgjegjshëm kur thotë diçka që nuk e ka vendin në fushatë zgjedhore është e natyrshme dhe njerëzore kërkimfalja në ato situate. Ne nuk duhet ta shohim veten si armiq të njëri tjetrit, duhet ta shohim veten si konkurrent në skenën politike duke ua prezantuar qytetarëve tanë programet tona, idetë tona, vizionin për të marrë besimin e tyre. Në këtë proces të konkurrencës normalisht që secila parti politike tenton ta promovojë veten sa më mirë, por jo duke i fyer të tjerët siç jemi duke dëgjuar gjatë këtyre ditëve të fushatës. Shpresoj që nuk do të degradohet më tutje ky fjalor. Ne kemi tentuar si LDK të qëndrojmë jashtë këtij debate që është i përçudnuar, që nuk ka vend në skenën politike por shihni edhe në ekonomi, në politikë, ndoshta në çdo fushë të jetës ka dy lloj njerëzish: njerëz që për t’u ngritur vetë më lartë tentojnë të tregojnë vlerat e tyre para qytetarëve dhe ka njerëz që për tu ngritur vetë më lartë tentojnë të përulin të tjerët. Kush e bënë këtë veprimin e dytë? E bëjnë njerëzit që nuk kanë vlera vetë. Nëse personi ka vlera vetë, nëse një politikan ka vlerta vetë, duhet të thirret në ato vlera, nëse mungoijnë ato vlera atëherë tentohet të përçmohen të tjerët. Kjo gjuhë nuk shkon përpara, nuk e merr mbështetjen e qytetarëve. Është duke u injoruar nga qytetarët një gjuhë e tillë.”, ka thënë Hoti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!