Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj sonte një tubim në kryeqytet, me fillim nga ora 18:00.
Kandidatja e kësaj partie për deputete, Jeta Rafuna, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen këtij tubimi që do të mbahet në shkollën “Gjergj Fishta”
“Sot në ora 18:00 shihemi në Shkollën Gjergj Fishta ta presim me entuziazëm Kryeministrin në ardhje Lumir Abdixhiku në tubimin më madhështor që kemi pa ndonjëherë”, ka shkruajtur Rafuna në profilin e saj në Facebook.