Betim Gjoshi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, pas një aksidenti dhe ndërhyrje kirurgjike, i është kthyer fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Gjoshi ka postuar një video në Facebook duke i falënderuar aktivistët për mbështetjen për të dhe PDK-në.
Ai tha se deri në zgjedhje do të përballet me sfida fizike për shkak të krahut të lënduar, por tha se mbështetja e dhënë për të është forca shpirtërore dhe krahët e vërtet.
“Sot pas dhjetë ditësh mungesë jam kthyer aty ku më takon në mes-në mesin e ekipit të pathyeshëm të PDK dhe kandidatit tonë për kryeministër zotit Bedri Hamza. Lëndimi dhe ndërhyrja kirurgjike mund të më kenë kufizuar fizikisht por ato nuk mund të prekin asnjëherë forcën e shpirtit, vendosmërinë e secilit dhe pasionin për misionin tonë. Është e vërtetë deri në zgjedhje do të përballem me sfida fizike të krahut por fuqia ime shpirtërore dhe vullneti i secilit prej jush janë krahët e mi të vërtetë. Faleminderit nga zemra të gjithë aktivistëve tanë të cilët kanë bërë punë të mrekullueshme duke e kthyer këtë fushatë në model të organizmit dhe përkushtimit. Ju jeni dëshmia më e mirë që kur jemi të bashkuar jemi të pandalshëm. Le të marshojmë përpara më të fortë se kurrë për një Kosovë më të drejtë, të të zhvilluar, më të mirë. Bashkë me secilin prej jush do t’ia japim krahët e fitores së PDK-së dhe do të ndërtojmë një të ardhme për të cilën do të jemi krenarë.”, ka thënë Gjoshi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.