Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ia ka lënë gjithë meritat për veprimet në veri Kryeministrit Albin Kurti.
Në një tubim të mbajtur mbrëmë në një lagje në Prishtinë, Konjufca ka deklaruar se Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës nuk i ka shkuar vetë mendja për këto veprime, por Kurtit, shkruan Reporteri.net.
“Po, ky Xhelali nuk është që i ka shku vetë mendja për këtë punë. Albini i ka thënë për krejt çka i ka ba”, ka thënë Konjufca.
Kjo deklaratë e tij është përcjellë me të qeshura në sallë./Reporteri.net