Edon Cana, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, në kuadër të takimeve për fushatën zgjedhore ka takuar sonte në fshatin Retijë, tre vëllezër, veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka thënë se Retija historike të brigadës 124 të UÇK-së, është toka e lavdisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “ku rezistenca epike nuk u thye kurrë, ushtarët e UÇK-së qëndruan deri në fund pa u dorëzuar.”
“Simboli më i ndritur i kësaj lufte dhe sakrifice janë tre vëllezërit heroik: Musli Thaqi, Qemajl Thaqi dhe Rexhep Thaqi. #LiriaKaEmër”, ka shkruar Cana në Facebook.