×
  • Sport
  • Sport

    E shiti për vetëm 600 mijë euro, Arsenali tani kërkon rikthimin e Malen

    Reporteri
    23 Shtator 2019 | 17:21

    Donyell Malen është njëri nga futbollistët holandez më në formë.


    Sulmuesi i talentuar ka shkëlqyer me PSV Eindhoven në këtë fillim edicion me gola e asistime.

    Në 14 ndeshjet e para në të gjitha garat, Malen ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar katër asistime.

    Kaq ka mjaftuar që vlera e tij të rritet shumë në tregun e transferimeve, pasi tani PSV e vlerëson rreth 60 milionë euro.

    Në vitin 2015 Malen u largua nga akademia e Ajaxit për t’iu bashkuar Arsenalit, por në Londër qëndroi vetëm dy vite, transmeton Telegrafi.

    Në vitin 2017 PSV e bleu për 600 mijë euro duke e lënë në skuadrën e dytë që të marrë përvojën e duhur.

    Tani pas shpërthimit të tij, Arsenali kërkon ta rikthej në Londër holandezin, por do të jetë tejet e vështirë.

    Interesim për të kanë shfaqur edhe skuadrat tjera të mëdha si Bayern Munich, PSG e Liverpool.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!