Studentë dhe qytetarë, mijëra prej tyre, kanë kaluar natën duke bllokuar Autokomandën, një nga nyjet më të mëdha të trafikut në kryeqytet. Kjo bllokadë do të zgjasë 24 orë, saktësisht deri në orën 10 të mëngjesit, ndërsa studentët kanë bërë thirrje për një takim paqësor për t’i kujtuar qeverisë edhe një herë kërkesat që i kanë prej dy muajsh.
Mirëpo siç po raportohet situata është tensionuar gjatë natës, pasi studentët janë sulmuar me shkopinj bejsbolli.
“Një vajzë është lënduar rëndë, aktualisht ndodhet në Qendrën Klinike të Vojvodinës”, thuhet në deklaratën e studentëve të dërguar në adresë të N1.
Studentët shpjegojnë se katër burra me shkopinj bejsbolli ndoqën një grup studentësh.
Sulmi ndodhi kur një studente dhe një student i Fakultetit të Mjekësisë ngjitën një afishe në një kosh plehrash para ambienteve të Partisë Progresive Serbe. Më pas nga ambientet e SNS-së kanë dalë dy persona të panjohur dhe kanë sulmuar menjëherë të riun, sqarojnë studentët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.