×
  • Lajme
  • Shqipëria

    49 emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi arrijnë në Shqipëri

    Reporteri
    28 Janar 2025 | 12:00

    Kanë zbritur nga anija e mbërritur nga Italia në Shëngjin, 49 emigrantët e paligjshëm nga Egjipti dhe Bangladeshi.

    Nga pamjet e publikuara, emigrantët shihen me rroba e qese në duar, teksa në radhë shkojnë drejt qendrën pritëse, ku do t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor.

    Ky është grupi më i madh i emigrantëve që zbarkojnë në vendin tonë, që pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes Itali – Shqipëri, pas një ndalese prej rreth dy muajsh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!