×
  • Lajme
  • Lajme / Lëndët

    Prokuroria në Gjilan: Gjatë vitit 2024 kemi ngritur 316 aktakuza për dhunë në familje

    Reporteri
    28 Janar 2025 | 12:30

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë ngritur 316 aktakuza për dhunë në familje.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se janë zgjidhur gjithsej 2 mijë e 157 raste, ashtu që nga numri i përgjithshëm janë kryer 97% e lëndëve.

    “Gjatë vitit 2024 përmes procedurave alternative, duke përfshirë edhe urdhëratë ndëshkimor janë zgjidhur 40.8% e rasteve”.

    “Ndërsa, sa i përket veprave penale të dhunës në familje, gjatë vitit 2024 janë ngritur gjithsej 316 aktakuza kundër 360 personave”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!