×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Paraburgim dy të dyshuarve që tentuan të vrisnin një person në Ferizaj

    Reporteri
    28 Janar 2025 | 14:52
    Ilustrim

    Dy të dyshuarve i është caktuar masa e paraburgimit, pasi dyshohen për “vrasje të rëndë”

    Sipas njoftimit,  të pandehurit N.D. dhe E.P, më 25 janar në një rrugë në Ferizaj, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, t janë futur në veturën e të dëmtuarit L.Q. dhe e kanë sulmuar atë.

    Më pas përleshja ka vazhduar jashtë veturës, ku N.D. ka nxjerr një thikë dhe e ka goditur disa herë të dëmtuarin, duke i shkaktuar dëme të rënda trupore.

    Të pandehurit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, e i dëmtuari është dërguar në QKUK për trajtim.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!