×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Daut Haradinaj pritet në Kodrën e Trimave: PO-në për Kosovën Fituese po e gjejmë kudo dhe masivisht

    Reporteri
    31 Janar 2025 | 19:29

    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për deputet, Daut Haradinaj, është mirëpritur në një tubim madhështor në Kodrën e Trimave.

    Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

    “Kodra e Trimave sot na dha frymëzim nga kryeqyteti, për të cilin kemi punuar dhe duam të punojmë fort. Një PO për Kosovën Fituese! Pjesëmarrja juaj e madhe dhe entuziazmi juaj dëshmojnë se Aleanca është zëri i qytetarëve që kërkojnë zhvillim, dinjitet dhe një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka thënë Daut Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se si i ri gjeta strehë në kohët më të vështira, kur Kodra e Trimave ishte kthyer në epiqendër të rezistencës kundër Serbisë.

    “Si i ri, gjeta strehë në kohët më të vështira, kur Kodra e Trimave ishte kthyer në epiqendër të rezistencës kundër Serbisë, e sonte u mirëprita përsëri, për të ndihmuar të ardhmen tonë, e cila sfidohet çdo ditë, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Vazhdojmë së bashku, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë”, ka përfunduar Daut Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!