×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Demaskohet propaganda e VV-së

    Reporteri
    31 Janar 2025 | 20:41

    Një video propaganduese e lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje, është demaskur shpejtë. LVV ka shpërndarë një video të një qytetari të Gjakovës, duke pretenduar se u trajtua keq në punë. Në të shihet personi në fjalë teksa i thotë kryeministrit Albin Kurti se është një ish-punëtor i “Comodita-s”.

    Por, del se personi në fjalë është i lidhur me pushtetin. Ai është Kujtim Fejza, burri i Shqipe Daija Fejza, asambliste e VV-së në Gjakovë, dhe kryetare e Vetëvendosjes në këtë qytet.

    Lidhur me këtë propagandë reaguan përmes rrjeteve sociale edhe dy gazetarët Vehbi Kajrazi e Berat Buzhala.

    “Kqyrne cka eshte propaganda. Ky tipi eshte burri i asambleistes se Vetevendosjes. Del ne video me Kurtin me demek jane taku rastesisht. E cka bon, e sulmon nje biznes privat – Comoditen. Ne kesi raste thuhet “haram te kofte buka qe e ke hanger”, shkroi Kajtazi në postimin e tij në Facebook.

    Ndërsa Buzhala shprehet se “prej kohës së Serbisë kurrkush nuk ka bo qeso montazhesh. Kjo është kriminale bre…“.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!