×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Kandidati për kryeministër

    Tubimi i LDK-së në Suharekë, Abdixhiku: S’është rastësi – është frymë e një lëvizjeje që po përfshin gjithë vendin

    Reporteri
    31 Janar 2025 | 20:52

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim masiv në Suharekë, ku mijëra qytetarë treguan mbështetjen e tyre për partinë dhe programin “Rruga e Re”.

    Në një postim në Facebook pas takimit, Abdixhiku u shpreh i entuziazmuar për pritjen që i bëri Suhareka.

    “Suharekë, çka ke ba’ kështu?! Mbështetje e jashtëzakonshme në Suharekë, në mesin e valës së pandalshme të mbështetjejes qytetare për LDK-në dhe për vizionin tonë për të ardhmen. Ardian, dhe ekipi, ju lumtë!” – tha ai.

    Ai theksoi se Suhareka ka potencial të madh për zhvillim dhe investime dhe se, përmes programit “Rruga e Re”, ky qytet do të përfitojë nga projektet e LDK-së.

    “Suhareka ka potencial të madh për rritje dhe investime. Me vizionin tonë, dhe me programin ‘Rruga e Re’, ky qytet dhe e tërë Kosova do të përfitojnë nga projektet dhe politikat tona zhvillimore që sjellin më shumë vende pune, paga më të mira, infrastrukturë moderne dhe mundësi për çdo qytetar.” – shtoi ai.

    Në fund, Abdixhiku tha se “9 shkurti është dita jonë – dita e fitores së madhe!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!