×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrau të birin në Tiranë, 74-vjeçari: Kishim konflikte, më shante dhe bullizonte

    Reporteri
    01 Shkurt 2025 | 22:19

    Hekuran Gjoni ka dhënë një dëshmi të shkurtër për grupin hetimor, pasi vrau me thikë djalin e tij 37-vjeçar, Asim Gjoni.

    Ai ka pohuar se me të birin kishte shpesh konflikte për shkak se sipas tij, e shante dhe e bullizonte.

    74-vjeçari ka treguar më tej se nuk donte që ta vriste djalin, por situata doli jashtë kontrollit.

    Për shkak të gjendjes së rënduar, ai do të merret sërish në pyetje. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre tek “Kodra e Priftit” në Tiranë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!