×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet 74-vjeçari në Tiranë, dyshohet se e vrau me thikë djalin e tij

    Reporteri
    02 Shkurt 2025 | 10:58

    Një 74-vjeçar është arrestuar në Tiranë psau e kishte therur me thikë djalin e tij, i cili më pas ka vdekur.

    Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se arrestimi u bë dje, dhe ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti mes të dyshuarit dhe viktimës.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Gj., 74 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi pasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital”.

    “Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, në ngarkim të shtetasit H. Gj”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!