Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër ka pranuar një fanellë të futbollistit të kombëtares së Kosovës Milot Rashica nga analisti politik, Imer Mushkolaj në fund të emisionit “Debat Plus” në TV Dukagjini.
Kurti tha se uron që Kosova të fitojë ndeshjen e radhës ndaj Malit të Zi që e luan më 14 tetor.
“Uroj në fitore, por para 14-shit e kemi një festë tjetër. Ju e dini që me 6 tetor është një festë edhe më e madhe, dhe ajo (fitorja e Kosovës ndaj Malit të Zi) i ndihmon edhe kësaj (fitoren e VV-së më 6 tetor)”, deklaroi Kurti, shkruan Reporteri.net.
Por edhe pse u pyet nëse do të jetë në stadium, Kurti nuk dha një përgjigje.
Kujtojmë se babai i Milot Rashicës, Nexhmedin Rashica është bërë anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Komunën e Vushtrrisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.