Autoritetet palestineze shëndetësore në Gaza thanë se kalimi kufitar i mbyllur prej kohësh me Egjiptin u rihap të shtunën, duke lejuar mijëra palestinezë që kanë nevojë për kujdes urgjent mjekësor të largohen.
Me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerëve të saj, 37 pacientë (34 fëmijë dhe tre të rritur) u evakuuan nga Gaza në Egjipt përmes pikës kufitare Rafah të shtunën, të shoqëruar nga 39 anëtarë të familjes, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv
Evakuimi do të thotë që pacientët do të marrin kujdes mjekësor të specializuar që nuk është i disponueshëm në Gazën e shkatërruar nga lufta .
Evakuimi vjen mes thirrjeve urgjente të OBSH-së për të përshpejtuar transferimet mjekësore të pacientëve në gjendje kritike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.