Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, është zotuar se do të jetë mbështetës i bizneseve në Kosovë.
Kështu ka thënë Daut Haradinaj në një takim me afaristë, duke shtuar se kjo qeveri i ka shtypur ata.
“Mes miqsh afaristë, njerëz të punës, heronj të kohëve moderne. Kosova mbush arkën e saj falë tyre dhe përfaqësohet në botë me notat më të larta. Kjo qeveri që po shkon ka bërë të pamundurën për t’i shtypur dhe për t’ua bllokuar proceset, por njerëzit e zotë ia dalin, pavarësisht rrethanave”, ka thënë Daut Haradinaj.
Haradinaj është zotuar për mbështetje ndaj bizneseve.
“Do të jemi përkrahës të bizneseve, si gjithmonë. Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën.
Faleminderit për kontributin tuaj!”, është shprehur Daut Haradinaj.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.