×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Java e fundit e fushatës, Abdixhiku: Koha jonë ka ardhë, fitore dhe asgjë më pak

    Reporteri
    03 Shkurt 2025 | 10:53

    Java e fundit e fushatës, Abdixhiku: T’ngritun, një za, kushtrimin me shpërnda, koha jonë ka ardhë

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar degët e LDK-së dhe qytetarët për tubimet madhështore në shumë qytete të Kosovës.
    Përmes një video të postuar në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ka ardhur koha e LDK-së.

    “T’ringritun, një za, kushtrimin me shpërnda: Koha jonë ka ardhë! Po vijmë këtë javë në pesë bastionet tona të forta. Në Lipjan, Istog, Gjilan, Podujevë e me mbyllje në Prishtinë – për kryengritjen e djathtë gjithëkombëtare”, ka shkruar ai.

    “LDK është dashni! Fitore dhe asgjë më pak”, ka shkruar Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!