×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Haradinaj nga Drenasi: Koha me ia kthy të mirat Drenicës

    Reporteri
    03 Shkurt 2025 | 15:38

    Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga radhët e AAK-së dhe Nismës, ka mbajtur një tubim elektoral në Drenas.

    Në një postim në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar se është koha që t’i kthehen të mirat Drenicës.

    Si në shumë raste të tjera, Haradinaj sërish ka përmendur anëtarësimin direkt në NATO.

    “KOHA ME IA KTHY TË MIRAT DRENICËS – KOSOVA FITUESE 137

    Drenasi meriton më shumë dhe do të marrë më shumë! Rruga me 4 korsi Drenas-Skenderaj do të përfundojë. Furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë do të jetë realitet për të gjithë qytetarët e Drenasit. Do të ndërtojmë çerdhe publike, që secilit fëmijë t’i ipet mundësia e arsimit parashkollor. Stadiumi i ri dhe Parku i dytë i Biznesit në Korroticë do ta transformojnë Drenasin në qendër të zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!