×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Video

    Leutrim Retkoceri i numëron projektet të cilave do t’ua sheh hajrin Prishtina nëse PDK i fiton zgjedhjet: Unaza për katër vjet

    Reporteri
    03 Shkurt 2025 | 18:57

    Shefi i Asambleistëve të PDK’së në Komunën e Prishtinës, njëherit kandidati për deputet, Leutrim Retkoceri, ka folur për projektet që do të realizohen në kryeqytet, nëse kjo parti fiton zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Në një intervistë për Gazetën Online Reporteri.net, Retkoceri ka theksuar projektin e Unazës së Kryeqytetit. Ai ka premtuar se me PDK’në në Qeveri, ndërtimi i saj do të përfundojë për katër vjet dhe se kostoja do të sillet rreth 400 milionë euro.

    “Partia Demokratike e Kosovës ka ditur të marrë veprime të guximshme në infrastrukturë, siç është ndërtimi i Autostradës “Arbën Xhaferi” dhe ndërtimi i Autostradës “Ibrahim Rugova”. Unaza e Kryeqytetit do të jetë pjesa tjetër e realizimit të projektit madhor”, ka deklaruar Retkoceri.

    Ai ka theksuar se projektet tjera që janë në programin e PDK’së janë edhe legalizimi i pronave, lidhja e Autostradës “Arbën Xhaferi” me atë “Ibrahim Rugova”, si dhe kujdesi i veçantë ndaj ujit të pijes.

    “Legalizimi i pronave, ku nëse llogaritet vlera e përafërt mund të kalojë deri ns 7-8 miliardë I bllokuar që e kanë qytetarët”, ka deklaruar Retkoceri./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!