×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Prizen

    Ramush Haradinaj premton themelimin e “Ministrisë së Familjes”: S’do të heqim dorë nga vlerat tradicionale

    Reporteri
    03 Shkurt 2025 | 18:49

    Në një tubim të mbajtur sot në Prizren, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi një nga projektet më të rëndësishme të Koalicionit për Kosovën Fituese – themelimin e Ministrisë së Familjes, e cila do të fokusohet në ruajtjen e vlerave tradicionale familjare.

    “Nuk do të heqim dorë nga vlerat tradicionale të familjes dhe nuk do t’i përfillim idetë e servuara nga pushteti aktual me ‘prindi 1’ e ‘prindi 2’,” deklaroi Haradinaj para qytetarëve të Prizrenit, duke shtuar se do të kundërshtohen të gjitha përpjekjet për të imponuar doracakë që bien ndesh me vlerat tona shoqërore.

    Ish-kryeministri theksoi se Ministria e re do të jetë institucioni i parë i këtij lloji në vend, duke shërbyer si mburojë për ruajtjen e vlerave familjare që kanë karakterizuar shoqërinë kosovare ndër breza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!