Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Leutrim Retkoceri i cili në listën e kësaj partie garon me numrin 91, në një intervistë për gazetën online Reporteri.net, duke folur për veten, ka dhënë disa arsye pse qytetarët duhet ta votojnë më 9 shkurt.
Retkoceri ka thënë se për dy mandate si asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës e ka dëshmuar se është zë i qytetarëve.
“Unë besoj që gjatë shtatë viteve kam arritur të dëshmoj se jam zë i qytetarëve, mbështes dhe mbroj interesin e qytetarëve dhe puna ime e çdoditshme dhe pasioni im, çdo ditë është të bëjë roli të cilin ma japin qytetarët. Ky rol nuk është vetëm rol i pozicionit por është rol i përgjegjësisë dhe është rol i angazhimit tim në mënyrë që të kontribuojmë diçka për vendin tonë, të kontribuojmë diçka më shumë sesa që kanë kontribuuar disa që janë tani”, ka thënë ai.
Retkoceri ka thënë se do të punojë që Kosova të bëhet një vend më i mirë për t’i rritur fëmijët.
“ Që Kosovën ta bëjmë vend më të mirë, për fëmijët që do të rriten në këtë vend dhe të karakterizohemi me vepra dhe shërbim të mirë ndaj qytetarëve dhe Prishtinës e krejt Kosovës.”, është shprehur ai.