×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Spotlight

    Jeta Rafuna: LDK do të dalë partia e parë në zgjedhje, Qeveria e Abdixhikut do të jetë e pastër e me njerëz të ndershëm

    Reporteri
    04 Shkurt 2025 | 18:31

    Shefja e Asambleistëve të LDK’së në Komunën e Prishtinës, njëherit kandidate për deputete nga kjo parti, Jeta Rafuna, është shprehur e bindur se Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, Rafuna se rritja e përkrahjes për LDK’në po dëshmohet edhe nëpër tubimet që po mbajnë. Ajo ka folur edhe për koalicionet e mundshme.

    “Sa i përket koalicioneve, mendoj që LDK do të bëjë koalicion me ata që do ta zbatojnë programin tonë, të cilin e kemi të shkruar… Gjithçka varet pas zgjedhjeve dhe është pastaj vendim i partisë, mirëpo mendoj që duhet të bëhet koalicion me ata të cilët pajtohen me programin tonë qeverisës”, ka deklaruar Rafuna.

    Ajo ka ftuar qytetarët që ta votojnë LDK’në, duke thënë se kjo është parti që ka program e ka lider me vizion të qartë për Kosovën. Sipas saj, Qeveria në krye me Abdixhikun do të jetë e pastër.

    “Qeveri e pastër, me njerëz të ndershëm, me njerëz të përgjegjshëm, jo me njerëz që u japin tendera dajve e axhallarëve”, ka shtuar Rafuna./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!