×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Tubimi në Prishtinë

    Haradinaj në Prishtinë: Do të ç’bllokojmë projektet madhore në kryeqytet

    Reporteri
    04 Shkurt 2025 | 19:02

    Kandidati për kryeministër nga koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, prezantoi sot para qytetarëve të Prishtinës programin zhvillimor, duke premtuar implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin dhe realizimin e projekteve kapitale që do ta transformojnë metropolin e Kosovës.

    “Me implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin, do t’i japim Prishtinës fuqinë që i takon”, u shpreh Haradinaj, duke shtuar se përfundimi i Unazës së Jashtme do të revolucionarizojë qarkullimin në kryeqytet. Sipas tij, ndërtimi i stadiumit të ri dhe Sallës Konvertale do ta shndërrojnë Prishtinën në epiqendër të sportit dhe kulturës rajonale.

    Në aspektin ekonomik, Haradinaj tha se parasheh rritje ekonomike deri në 7%, me paga mesatare mbi 1000 euro dhe pensione minimale prej 500 eurosh. Programi parasheh edhe uljen e çmimit të energjisë për 20% përmes rritjes së prodhimit vendor në 1500 MW.

    “Çdo student do të ketë bursë, pavarësisht universitetit,” theksoi ish-kryeministri, duke shtuar se të rinjtë që nisin biznes do të përfitojnë grante pa kthim. Pakoja prej 1 miliard eurosh për bizneset prodhuese-eksportuese tha se pritet të gjenerojë vende të reja pune, ndërsa punëkërkuesit do të marrin mbështetje financiare deri në punësim.

    Haradinaj e konsideron anëtarësimin e drejtpërdrejtë në NATO dhe aleancën e përhershme me SHBA-të si shtyllat kryesore për tërheqjen e investimeve të huaja dhe sigurimin e stabilitetit afatgjatë të vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!