×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Video

    “Ekziston mundësia reale”, Haradinaj tregon si synon ta anëtarësojë Kosovën direkt në NATO

    Reporteri
    04 Shkurt 2025 | 19:59

    Anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO, ka qenë kryefjala e programit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kandidati i AAK’së për Kryeministër, Ramush Haradinaj, ka treguar se si planifikojnë ta realizojnë këtë, marrë parasysh katër shtetet mosnjohëse.

    Në një intervistë për Gazetën Online Reporteri.net, Haradinaj ka thënë se këto shtete i kanë mbështetur marrëveshjet e dialogut, pavarësisht që nuk e njohin Kosovën.

    “Edhe plani frankogjerman është i mbështetur nga Spanja, Sllovakia, Rumania e Greqia. Bazuar në këtë ka pas edhe një hapësirë pastaj qe më iu njoftë Kosovës, pra si sukses i dialogut, nëse Kosova i kryen detyrat e veta të dialogut. Nëse ne arrijmë me u kualifiku që jemi pala që i kemi kryer obligimet e marra, që i bjen jemi të gatshëm për obligimet e reja, e obligim i ri është anëtarësimi në NATO, ekziston mundësia reale, kuptohet me mbështetjen edhe të vendeve”, ka deklaruar Haradinaj.

    Ai ka thënë se nëse këto shtete ratifikojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO, nuk nënkupton se e njohin vendin, ndonëse thotë se është avancim në këtë drejtim./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!