×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Daut Haradinaj takon grupe që po vinë nga diaspora në përkrahje të Kosovës Fituese

    Reporteri
    05 Shkurt 2025 | 11:08

    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Daut Haradinaj, ka pritur në takim grupet e para të ardhura nga diaspora për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

    “Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë aktivistët për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë këtyre ditëve. Dje dhe sot kam pritur grupet e para të vëllezërve mërgimtarë që kanë ardhur nga diaspora në përkrahje të Kosovës Fituese”, ka thënë Daut Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se diaspora e do një Kosovë që fiton, të integruar dhe të zhvilluar.

    “Diaspora e do një Kosovë që fiton, të integruar dhe të zhvilluar në rresht me botën perëndimore. Andaj me 9 shkurt me gjithë këtë përkrahje dhe mobilizim, suksesi është i pashmangshëm. Faleminderit nga zemra për kontributin tuaj në vazhdimësi”, është shprehur Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!