×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Spotlight

    Krasniqi e LDK-së: Ministrja Gërvalla s’ka haber në politikën e jashtme

    Reporteri
    06 Shkurt 2025 | 19:47

    Kandidatja e Lidhjes Demokratike për deputete, Rrezarta Krasniqi ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla nuk ka “haber” ne politikë të jashtme.

    Krasniqi e cila synon mandatin e tretë si deputete,  në emisionin “Spotlight”, prodhim i gazetës online Reporteri.net tha se për shkak të kësaj vendi ka ngecje në politikën e jashtme.

    Krasniqi tha se kjo është tejet shqetësuese.

    “Na ka ardhë puna që dialogu mu lidh me proceset e tjera integruese që asnjëherë nuk u kanë kështu. Proces tjetër duhet me qenë anëtarësimi në BE, proces tjetër Këshilli i Evropës, e tjetër dialogu. Kjo qeveri i ka ba të gjitha bashkë dhe i ka lidhë me dialog. Në dialog nuk kemi pasur aspak progres, për katër vtie janë takuar për tu takuar dhe nuk kanë zgjidh asnjë problem. Kjo është shqetësuese, mandej ne kemi regres edhe në Këshill të Evropës, edhe në anëtarësim në BE. Ti sot ki masa nga shtete mike të Kosovës. Ne kemi ngecur në politikën e jashtme sepse kemi pasur një ministre që nuk ka haber në politikën e jashtme.” Sa e sa herë ka bërë gafa duke pritur ambasadorë. Për herë të parë quhet naiv nga kryeministri sekretari amerikan,”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!