Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë Ejup Maqedonci, Drita Pajaziti, Shuajb Blakçori dhe Hamdi Jaha, kanë mbajtur një tubim të paprecedentë në objektin e një xhamie në Majac të Podujevës.
Për ta mbajtur tubimin ata kanë mbuluar hytben e objektit të xhamiisë me qese të zezë.
Fotografia nga tubimi elektoral në xhami u bë publike nga vetë Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.
Pasi tubimi në objektin e xhamisë mori vëmendjen e qytetarëve kanë reaguar nga kjo qendër.
Ata janë arsyetuar se tubimi është mbajtur në objektin e vjetër të xhamisë, i cili sic thonë ata nuk shfrytëzohet më për rituale fetare.
“Lajmet që po qarkullojnë në media dhe nga eksponentë të ndryshëm, se Lëvizja VETËVENDOSJE! ka mbajtur tubim në xhaminë e fshatit Majac, janë të pavërteta. Tubimi është mbajtur në objektin e vjetër të xhamisë, i cili tashmë nuk shfrytëzohet për rituale fetare, por si hapësirë për takime të komunitetit dhe për të pame. Përhapja e dezinformatave të tilla është e qëllimshme dhe synon të shtrembërojë të vërtetën.”, thuhet në reagim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.