×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Kreu i KQZ-së bën thirrje për proces të qetë zgjedhor e demokratik

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 7:18

    Qytetarët e Kosovës sot do të votojnë në zgjedhjet parlamentare, nga ku do të zgjedhin 120 ligjvënës mes 28 subjekteve politike në garë, zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë. Partitë politike tashmë kanë përmbyllur fushatën zgjedhore.

    Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë.

    Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi teksa ka votuar në Pejë ka bëtë thirrje për proces të qetë teksa ka ftuar subjektet politike dhe kandidatët që të respektojnë rregullat zgjedhore.

    Ai po ashtu bëri të ditur se procesi i votimit në diasporë ka shkuar mirë dhe pa asnjë problem. Radoniqi tha se diku rreth 15 mijë persona në diasporë kanë votuar në përfaqësi diplomatike, pa përfshirë ato përmes postës./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!